Një lajm tragjik vjen nga Danimarka, ku një 23-vjeçare shqiptare me prejardhje nga Vushtrria ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me veturë.
Lajmin e kanë konfirmuar anëtarë të familjes të së ndjerës, të cilët kanë dhënë edhe detaje rreth ceremonisë së varrimit.
“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë, Resmije Smajli, njoftohen të gjithë miqtë, shokët e dashamirët (burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të mërkurën, më 17.11.2021, në ora 14:00, në varrezat e komunitetit mysliman në Brøndby”, ka shkruar babai i së ndjerës.
Ismajli ishte studente në Danimarkë, ku edhe katër muaj pritej të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.