Qarkullimi i linjës hekurudhore Eurostar është pezulluar për disa orë të hënën pas vdekjes së një pasagjeri shqiptar, i cili është rrëzuar nga treni i linjës Londër-Bruksel.
Djaloshi 22-vjeçar, të cilit nuk i ishte pranuar hyrja në Britani, kishte vendosur vullnetarisht të kthehej mbrapa, ka thënë policia. Policia britanike e transporteve ka bërë të ditur se dje, në orën 17:30, djaloshi ka rënë nga treni Londër-Bruksel.
Fatkeqësisht, ky aksident bëri që djaloshi të humbë jetën. Ndërsa qarkullimi është ndërprerë me orë të tëra, me qëllim që hetimet e para të kryhen sa më saktësisht.
Policia ka pohuar se vdekja e të riut është vlerësuar të jetë aksidentale.