Sot, më 22 nëntor, shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tashmë festë zyrtare në Shqipërisë.
Kjo ditë ka simbolikë të veçantë dhe konsiderohet si momenti më i madh unifikues i shqiptarëve, ndërsa kujton Kongresin e Manastirit, të zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet.
Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres. Në bazë të numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, dhe si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.