Lexie Alford, 21-vjeçe nga SHBA-ja, është personi më i ri që ka arritur të vizitojë 196 shtete të botës.
Ajo pretendon se ka vizituar 196 shtetet e botës gjatë këtyre 21 vjetëve, që i bie se ka vizituar më shumë se 9 shtete në vit.
Me këto statistika ajo ka thyer rekordin aktual të Librit Guiness që e mban James Asquith nga Britania e Madhe, që ka vizituar numrin e njëjtë të shteteve, por në moshën 24-vjeçare, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Kurse Lexie thotë se këtë e ka arritur me shumë punë dhe përkrahjen e familjes që kanë një agjenci turistike.

