Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, para pak minutave dha një njoftim se priten edhe 208 mijë vaksina të vijnë sot në aeroportin Rinas, shkruan albinfo.ch.
“Sot në aeroportin e Rinasit priten të vijnë edhe 208.000 vaksina në Shqipëri”, shkruan në një postim në rrjetin social Facebook.
Se për cilat vaksina (firma) bëhet fjalë, ende nuk ka një sqarim.
Ditën e sotme e ftuar në “Wake Up”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zbuloi se do të vijnë vaksina Pfizer dhe disa doza të tjera të vaksinës Sinovac. /Albinfo.ch