Edhe pse fenomeni ka qenë në rritje në Shqipëri, në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë vijon të mbetet më i ulët se mesatarja e tyre.
Nga të dhënat e marra nga INSTAT për numrin e vetëvrasjeve dhe llogaritjet e Monitor për vitin 2016, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë ishte 8. Ndërsa në 2017-ën numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë ishte 6.2.
Mesatarja e Bashkimit Evropian për numrin e vetëvrasjeve për 100 mijë banorë është 11, sipas të dhënave të fundit të vlefshme të për gjitha vendet anëtare (2015), përcjell albinfo.ch.