Në 24 orët e fundit, 2046 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 42,877, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 4.8 për qind.
BAG gjithashtu raporton 69 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 74 persona shtesë u shtruan në spital.
Rritja e konsiderueshme e numrit të vdekjeve krahasuar me një ditë më parë është për shkak të përmirësimeve që lidhen me numrat e vdekjeve në periudhën midis shtatorit 2020 dhe shkurtit 2021.
Si rezultat i kësaj, është dashur të shtohen 58 raste të vdekjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe por që, për shkaqe të ndryshme, nuk ishin përfshirë në statistikat e deritashme. Realisht, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 11 vdekje nga Covid-19.
/Albinfo.ch