Sipas Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG) dhe Shoqatës së Industrisë Zvicerane të Orëve, Zvicra ka eksportuar jashtë vendit gjithsej orë me vlerë pothuajse 25 miliardë CHF vitin e kaluar.
Kjo ishte 11.4 për qind më shumë se në vitin 2021 dhe 46.1 për qind më shumë se në vitin e parë të Koronës 2020, kur ishin ndërprerë udhëtimet dhe shumë dyqane ishin mbyllur. Kështu është arritur një rekord i ri, transmeton albinfo.ch.
Kërkesa për orë zvicerane në SHBA ka mbetur e lartë: pasi eksportet atje ishin rritur me 55 për qind në vitin 2021, ato janë rritur edhe për 26 për qind vitin e kaluar, shkruan srf.ch
Nga ana tjetër, orët zvicerane ishin më pak të kërkuara në Kinë: eksportet atje kanë shënuar një rënie prej 14 për qind në vitin 2022.
Grupi i madh i prodhimit të orëve Swatch, me qendër në Biel, ka rritur shitjet për 2.5 për qind, duke arritur në 7.5 miliardë CHF vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch. Fitimi është rritur me 6.3 për qind në 823 milionë CHF.
Grupi Swatch ka besim për vitin 2023 se hapja e Kinës do të ketë një efekt dukshëm pozitiv në biznes, sipas një deklarate t¨¨e publikuar nga ky grup.