Aktori i njohur i Hollivudit, Vince Vaughn është arrestuar për drejtim të veturës në gjendje të dehur, ka njoftuar policia në LA.
Aktori është ndaluar jashtë Los Angelës, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Vaughn dhe pasagjeri i tij akuzohen për dehje në publik, rezistencë dhe pengesë të punës së oficerëve të policisë.
Ata janë arrestuar dhe janë dërguar në burgun e Manhattan Beach dhe më vonë janë lënë të lirë, shkruan albinfo.ch.
Kjo është hera e parë që aktori hollivudian, 49 vjeçar arrestohet për konsumim alkooli.