Një yll i futbollit shqiptar po lind në Gjermani. Florent Muslija është vetëm 20-vjeçar, megjithatë, po tregohet se është një talent i jashtëzakonshëm.
Muslija shënoi një gol shumë të bukur për Hannoverin në barazimin 2:2 ndaj Bayern Leverkusenit në udhëtim, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 25-të nga rreth 30 metra. Goli i tij ishte i jashtëzakonshëm.
Kujtojmë se Muslija për Hannoverin në Bundesliga ka debutuar ndaj Eintracht Frankfurtit, ku kishte arritur të shënojë golin e vetëm në humbjen 1:4.
Në takimin e fundit ndaj Leverkusenit ishte hera e parë që luajti nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 68-të.
Florent Muslija është pjesë e Gjermanisë U-20. Ai është me prejardhje nga Kosova.