20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri falë mbështetjes së Kroacisë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Manastirliu shkruan se qeveria është e vendosur të çojë përpara planin kombëtar të vaksinimit për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ndërsa 1,699,410 vaksina antiCOVID kanë mbërritur deri tani në vend.