Sipas saj, do të ketë gjoba për lokalet, baret, restorantet që nuk mbyllen si dhe gjobë për personat që nuk vetëkarantinohen nëse vijnë nga zonat e prekura nga koronavirusi, shkruajnë mediat shqiptare.
1-Mbylljen deri në një njoftim të dytë të të gjitha bareve, lokaleve, restoranteve në Tiranë dhe Durrës fillimisht.
2-Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro për ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin për vetëkarantimin e detyrueshëm të tyre dhe të të gjitha atyre qytetarëve që nuk zbatojnë vetëkarantinën e detyruar dhe që kanë rezultuar pozitiv.
3-Caktimin e një gjobë 2 mln lekë për baret dhe restorantet që nuk e zbatojnë vendimin për tu mbyllur deri në një moment të dytë.
4-Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve 1.5 m në të gjithë bizneset që nuk mbyllën për arsye të zinxhirit ekonomik.
5-Reduktimin në maksimum të personelit të call ceneter dhe garantimin e distanave të sigurisë dhe kushteve mbrojtëse të cdo punonjësi.
6-Kam vendosur që unë vetë komunikimet e përditshme të jenë në formë virtuale. Ne do të jemi të gatshëm të marrim pyetjet dhe tu përgjigjemi të gjitha pyetjeve.