Përfaqësuesja futbollistike e Kosovës ka shkëlqyer me lojën dhe rezultatin e arritur sonte, në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, të luajtur në Prishtinë, në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Ndeshja është zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.
Rezultati 1 me 0 është arritur me golin e shënuar nga Zeneli, në minutën e 50. Vetëm 5 minuta më vonë ka qenë Atdhe Nuhiu ai i cili me golin e shënuar e ka ngritur epërsinë e kosovarëve në 2 me 0.
Me këtë fitore, skuadra e Kosovës është në vendin e parë të grupit të saj në Ligën e Kombeve, me 4 pikë të grumbulluara.