Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përfunduar një mbledhje me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku janë shpallur 7 ndryshime të rëndësishme në qeveri.
Në këtë ristrukturim:
Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
Besfort Lamallari merr detyrën e Ministrit të Brendshëm.
Ferit Hoxha bëhet Ministër i Jashtëm.
Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Erjona Ismaili merr postin e Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes.
Ky ndryshim vjen pas kërkesave të Ballukut për dorëheqje, të cilat Kryeministri Rama i refuzoi tri herë, ndërsa Spiropali nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar.