Qeveria e Shqipërisë njofton se nga 15 shtatori, kalimi në Tunelin e Llogarasë do të ketë tarifë 10 euro për vajtje-ardhje për automjetet. Më parë, ministrja e Infrastrukturës kishte deklaruar se qarkullimi do të ishte falas deri në fund të sezonit turistik.
Tuneli, me gjatësi 5.9 km, zvogëlon ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati drejt Palasës nga 45 minuta sa nevojitej përmes Qafës së Llogarasë, tani përshkrohet për vetëm 7 minuta. Projekti përfshin dy tunele, ku njëri shërben si tunel emergjence dhe mund të aktivizohet sipas nevojës gjatë fluksit të turistëve.
Menaxhimi i pagesave dhe mirëmbajtja e sistemit do të bëhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një kompani shtetërore nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Aktualisht, rrugët me pagesë në Shqipëri janë: Milot-Morinë, Thumanë-Kashar dhe Dukat-Palasë.