Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit
0 Likes0 Share
Në takimin e tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë me Maninder Sidhu, ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë. Gjatë takimit, u diskutua mënyra për të forcuar marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, duke përfshirë sektorët e […]
Në takimin e tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë me Maninder Sidhu, ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë.
Gjatë takimit, u diskutua mënyra për të forcuar marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, duke përfshirë sektorët e teknologjisë dhe industrinë e minierave, transmeton albinfo.ch.
Kurti vlerësoi rolin e Kanadasë si një aleat i hershëm i Kosovës, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar ndaj vendit.
Takimi shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.