Sipas mediave, në kamion ishin 17 burra dhe 2 gra dhe destinacion të fundit kishin Londrën.
Shoferi i kamionit ishte një 47-vjeçar nga Rumania dhe është arrestuar deri në sqarimin e rrethanave.
Ai do të japë shpjegime se si shqiptarët hipën në kamionin që drejtonte.
19 personat e gjetur në kamion ishin fshehur në zonën e rimorkios së kamionit dhe ishin nga mosha 19 deri në 43 vjeç, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.