Sindi Selmani është vajza e re e cila së bashku me familjen emigroi në Angli, ku përjetoi shumë vështirësi në përshtatjen me jetën e re.
Ajo ishte vetëm 7 vjeç kur i duhej te largohej nga Vlora, i duhej te linte lojërat e fëmijërisë, raporton “The Albanian”.
Sigurisht se nuk do ta kishte besuar se një ditë do të arrinte që të punonte në Kryeministri. Do të arrinte të ishte ajo qe përgatit fjalimet e ministrave britanikë, përcjell albinfo.ch.
Sot ajo është këshilltare ligjore në Home Office, duke shërbyer edhe si ambasadore e shkëlqyer e vlerave shqiptare me ëndrrën se një ditë do të kthehet atje, ku u nis nga Vlora, nga Shqipëria për të kontribuar në vendlindje.
Sindi ka treguar për fëmijërinë e saj, si shkoi në Britani, karrierën, vështirësitë dhe ëndrrën.
Ndiqni historinë e Sindi Selmanit në “Udhëtimi im” nga Petrit Kuçana.