Në një ndeshje të kategorisë U-17 është parë veprimi më i pazakontë i asaj që njihet si “Fair Play” në futboll.
Një prej mbrojtësve kap topin me dorë pasi mendon se gjyqtari kishte akorduar goditje dënimi për ta, transmeton “Top-Channel”.
Megjithatë, gjyqtari dha penalti për kundërshtarit për prekje me dorë, por nga penaltia lojtari gjuajti topin krejt jashtë, sepse e konsideronte si veprim të padrejtë.