Si kundërpërgjigje ndaj sulmit të sotëm të Hamasit, Izraeli ka filluar sulm ajror masiv në Rripin e Gazës.
Këto sulme ajrore kanë vrarë afro 200 persona dhe mbi 1600 kanë mbetur të lënduar, sipas zyrtarëve palestinezë, shkruan BBC.
Ndryshe, sulmet e Hamasit brenda territorit izraelit kanë lënë të vdekur 40 persona e mbi 700 të lënduar, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, Palestina ka lëshuar një komunikatë, ku i thuhet Izraelit se e ka paralajmëruar vazhdimisht ndaj pasojave për bllokimin e horizontit politik dhe dështimin për t’u mundësuar palestinezëve të kenë shtetin e tyre.