Fëmijë, gra dhe burra në Zvicër, kontribuan për Ukrainën, duke pasqyruar solidaritet të dyfishtë me këtë shtet, shkruan albinfo.ch.
Solidaritet i dyfishtë me Ukrainën nënkupton atë të popullit, ashtu edhe qeveria që janë mobilizuar për mbledhjen dhe dërgimin e ndihmës.
Në 9 mars qytetarët zviceranë organizuan Ditën Kombëtare të Solidaritetit, ndërsa dje, më 11 mars, qeveria e Zvicrës miratoi një fond të ri për ukrainasit në nevojë.
80 milionë franga të mbledhura deri tani janë nga vetë qyetarët zviceranë, e po ashtu edhe 80 millionë franga të miratuara nga qeveria zvicerane si mbështetje për refugjatët dhe viktimat e luftës, shkruan tutje albinfo.ch.
