Bëhet e ditur se me rastin e Pavarësisë së Kosovës, shqiptarët organizuan festë madhështore në kryeqytetin e Nju-Jork-ut Albany, përcjell albinfo.ch.
Në Asamblenë dhe Senatin e New York-ut shqiptarë nga të gjitha trojet dhe shtetet e Amerikës festuan së bashku solemnisht në nder të Ditës së lirisë së Kosovës.
Ky organizim u mundësua me kërkesën e veprimtarit Naser Nika, në emër të shoqatës shqiptare-amerikane Staten Island-NY. Asamblisti Charles Fall dhe Senatorja Jesika Spanton mbajtën fjalimet kryesore.
Në këtë manifestim morën pjesë shumë zyrtarë nga Kosova: Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i Skenderajt Fadil Nura, i Deçanit Bashkim Ramosaj, i Malishevës Ekrem Kastrati, i Klinës Zenun Elezaj si dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi.