Një 16-vjeçar zviceran ka humbur jetën të shtunën herët në mëngjes në Torre TI, pasi makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga, u përmbys dhe u përfshi nga flakët. Në automjet ndodheshin dy të rinj, të dy 16 vjeç dhe nga rajoni, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë, shoferi humbi kontrollin e mjetit për arsye që ende janë duke u hetuar. Njëri prej të rinjve ndërroi jetë në vend, ndërsa tjetri mori lëndime të lehta dhe u dërgua në spital. Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë – https://www.blick.ch/schweiz/tessin/schwerer-unfall-in-torre-ti-zwei-jugendliche-kommen-mit-auto-von-strasse-ab-16-jaehriger-tot-id21492263.html