Autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se në raportin 24-orësh janë regjistruar 1,592 raste të reja me Covid, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, Austria që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka 353,484 infektime.
Ky shtet në muajin nëntor kishte raste të shumta me Covid dhe numri i të infektuarve lëvizte mes 7 mijë deri në afro 10 mijë.
Shteti vendosi masa të reja kufizuese dhe duket se këto dhanë rezultate pozitive. Në javën e fundit Austria ka raportuar nën 2 mijë raste.
Po ashtu, Austria shquhet edhe me numrin e madh të testimeve. Deri më tani ka realizuar 3,7 milionë testime. /Albinfo.ch