Është bërë e ditur se dje janë riatdhesuar 153 bashkatdhetarë nga Zvicra në Kosovë.
Kompania CH-Air Airlines ka riatdhesuar 150 shtetas kosovarë në fluturimin e pestë special nga Cyrihu në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se afro 2 mijë shtetas kosovarë kanë mbetur të ngujuar jashtë vendit dhe po presin që të kthehen në Kosovë.
Ditë më parë Alban Zogaj, Shef i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, ka treguar se deri tani kanë pranuar mbi 2 mijë kërkesa për kthim. Shumica e kërkesave janë prej vendeve evropiane.
/Albinfo.ch