Rreth 150 balena kanë ngordhur pasi kanë mbetur në bregdetin e një plazhi në Stewart Island të Zelandës së Re, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Ato u zbuluan nga një këmbësor të shtunën, të shpërndara përgjatë vijës bregdetare të plazhit Mason Bay, përcjell albinfo.ch.
Në incidente të veçanta, gjatë javës së fundit, në Zelandën e Re janë zbuluar edhe 12 balena të tjera të ngordhura.