Sipas informacioneve të fundit të Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (FIS), deri tani janë vrarë 15 xhihadistë nga Zvicra në zonat e konfliktit.
Krahasuar me muajin tetor, numri i vdekjeve është rritur për dy persona. Tetë raste janë konfirmuar.
Ndërkohë thuhet të mos ketë ndryshuar numri i përgjithshëm i xhihadistëve nga Zvicra në krahasim me muajin tetor. Të dhënat flasin për 71 raste nga Zvicra. Shumica e xhihadistëve udhëtojnë për në Siri dhe Irak.
Gjithashtu, nuk ka persona të tjerë që janë kthyer që nga tetori.
Numri i të kthyerve arrin në 13. Nga këto, shtatë raste janë konfirmuar. Siç raporton SRF, Shërbimi Informativ Federal i Zvicrës ka theksuar se janë duke punuar nga afër dhe në mënyrë të vazhdueshme së bashku me autoritetet e Konfederatës dhe kantonet.