15 vjetori i shtetësisë së Kosovës ka shënuar një ngjarje të rrallë. Festa e Pavarësisë, këtë vit për herë të parë u shënua edhe në Beograd.
Ky organizim u mbajt nga ambasadori Jetish Jashari në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, transmeton albinfo.ch.
Të ftuar në këtë ngjarje, përveç përfaqësuesve të shoqërisë civile e misioneve diplomatike ndërkombëtare ishin edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës.
“Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!”, ka shkruar Ragmi Mustafi.