Në asnjë vend të botës si në Zvicër nuk ka kaq shumë djem 15 vjeçarë që kanë bërë përvojë në konsumimin (tymosjen) e kanabisit. Ndërsa vajzat zvicerane të po kësaj moshe zënë vendin e tretë në botë, pas atyre nga Franca dhe nga Çekia. Këto të dhëna i ka nxjerrë një sondazh i bërë në mesin e nxënësve, shkruan «NZZ am Sonntag».
Eksperti i drogës në Klinikën Psikiatrike Universitare të Cyrihut Boris Quednoow ka thënë për gazetën në fjalë se «varësia nga kjo drogë nënçmohet me të madhe». Konsumimi i rregullt i kanabisit çon në mungesë motivimi, gjë që është një parakusht i keq për të rinjtë që janë në periudhën e shkollimit. Nga ana tjetër, Zvicra ka investuar miliona për parandalimin e varësisë ga droga te të rinjtë dhe kjo dukuri brengos ekspertët.
Konsumimi i kanabisit gjatë pubertetit është veçanërisht problematik pasi që përmban një substancë që mund të shkaktojë çrregullime psikike.