Se vala e fillimit të pushimeve ka filluar me të madhe, bëhet e dukshme sidomos gjatë rrugës drejt jugut, para tunelit Gotthard.
Fillimi i pushimeve në shumicën e kantoneve përfshirë kantonin e Cyrihut ka shkaktuar bllokimin më të gjatë të trafikut para tunelit Gotthard në jug që nga fillimi i pandemisë së koronës, raporton tages anzeiger.ch.
Të shtunën pasdite, “orteku i llamarintë” (kolona e utomjeteve) në autostradën midis lokaliteteve Altdorf dhe Göschenen në kantonin e Uri-t është rritur për 15 kilometra.
Kjo gjatësi e kolonës nënkupton një humbje kohe deri në dy orë e gjysmë, shkruan TCS të shtunën, transmeton albinfo.ch. Hyrja në Göschenen ishte e mbyllur ndërsa udhëtarëve për në jug u është rekomanduar rruga alternative përmes A13 nëpër tunelin San Bernardino.
Sipas TCS, arteria kryesore e trafikut të motorizuar përmes Zvicrës së Mesme, autostrada A1, ishte e tejmbushur në vende të ndryshme përgjatë gjithë gjatësisë së saj, nga Gjeneva deri në St. Gallen.