71 për qind e kërkesave për azil janë trajtuar në Sekretariatin e Shtetit për Migrim (SEM) në vitin 2014. Vetëm në Suedi, Maltë, Bullgaria dhe Qipro shkalla ishte edhe më e lartë, shkruan “NZZ am Sonntag”.
Në Itali shkalla e trajtimit ishte 59 për qind. Në Gjermani ka qenë 42 për qind dhe në Francë 22 për qind e rasteve që fituan të drejtën e banimit.
Në mënyrë të veçantë rreth 15.500 azilkërkues kanë fituar të drejtën e qëndrimit në Zvicër, shkruan gazeta. Në Itali ka qenë vetëm një më pak. Por, në dy të tretat e rasteve azilkërkuesit kishin fituar vetëm mbrojtje të përkohshme nga autoritetet zvicerane. Pra, 9400 kërkesa janë refuzuar, por një zgjidhje për dëbimin e tyre ende nuk është gjetur. Në shumicën e rasteve, rreth 6700 aplikacione, azilkërkuesit për arsye shëndetësore ose moshës nuk ishin në gjendje të deportoheshin në vendet e tyre.