144 teologë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, përmes një deklarate të bërë publike sot, kërkojnë të hiqet celibati, ndalesa e martesës së priftërinjve katolikë.
Ata kërkojnë po ashtu reforma të rrënjësishme të kishës, mes tjerash edhe lejimin e femrave që të marrin postin e priftit, shkruan „Süddeutsche Zeitung”.
Sipas asaj që kanë shkruar teologët në deklaratë, Kisha katolike është bërë fajtore, duke kthyer kumtin e biblës mbi lirinë në një moral rigoroz e të pa mëshirë.
Në deklaratën e tyre teologët në fjalë kërkojnë po ashtu më shumë komunikim me besimtarët e tyre. Në mesin e të nënshkruarve në këtë deklaratë janë edhe teologë nga universiteti i Freiburgut, Lucernit dhe Sgkolla e lartë Teologjike e Chur-it.