Sulmuesi shqiptar, Albion Avidjaj ka zhvilluar një ndeshje fantastike kundër Baselit, derisa është vlerësuar lojtari i ndeshjes nga ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Avdijaj ka shënuar një gol të bukur në minutën e 31, gol që në fund ishte vendimtar për skuadrën e tij, duke barazuar 1:1. Ky ishte goli i dytë këtë sezon për Avdijajn, ndërsa ka bërë edhe një asistim.
Avdijaj gjithashtu ka goditur edhe një shtyllë, derisa ‘Blick’ e ka cilësuar si lojtarin më të mirë të ndeshjes. Ai i ndihmoi shumë skuadrës së tij të ndalte kampionin dhe liderin në Zvicër, Basel.