14-vjeçari shqiptar mahniti publikun me paraqitjen e tij dhe është favorit për të fituar edicionin e sivjetmë të “Talang 2021 Swiden”, shkruan albinfo.ch.
Quhet Rejhan Sjunger, është 14-vjeçar, me prejardhje nga Kosova. Ai ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor për fëmijë në Suedi.
Rejhani me zërin e tij doli mahnitës dhe u bë temë diskutimi në tërë Suedinë, për ngjyrat e zërit të tij dhe mjeshtërinë e këndimit, shkruan albinfo.ch.
Teksa tregon për jetën e tij, Rejhan thekson se muzikën e ka pasion, edhe pse nuk ka studiuar në një shkollë muzike. Dëshira e tij më e madhe është të arrijë në finale. /Albinfo.ch