Informacionet e fundit tregojnë se tashmë numri i të shëruarve ka arritur në 14 persona, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, kryeministri Edi Rama deklaroi se 14 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar.
Thuhet se pas testeve të bëra, 14 personat kanë rezultuar negativ. “Lajm i mirë: 14 të shëruar sot”, shprehet Kryeministri Edi Rama.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani 174 persona janë të infektuar nga COVID-19 në vendin tonë. Një 85-vjeçare ndërroi jetë mbrëmë nga koronavirusi, duke e çuar numrin e viktimave në 7.
E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konrmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv. /Albinfo.ch