Një ndeshje zinxhirore që ka ndodhur sot, pak para orës 10 në autostradën A3 Cyrih-Chur janë përfshirë rreth 50 makina. Me këtë rast kanë marrë lëndime shkallësh të ndryshme 14 persona, bën të ditur srf.ch. Për të ndihmuar gjegjësisht shpëtuar të aksidentuarit, në vendin e ngjarjes kanë shkruar disa autoambulanca ndërsa është mobilizuar edhe ndihma përmes ajrit, Rega, shërbimi me helikopter, transmeton albinfo.ch
Moti me mjegull të dendur thuhet të ketë qenë shkaktar i kësaj ndeshjeje.
Për pasojë autostrada A3 nga kthesa në Reichenburg është bllokuar për qarkullim.