Janë 1,341 kandidatë në 44 lista të ndryshme që kandidojnë në kantonin e Cyrihut për zgjedhjet e Parlamentit Nacional, që mbahen më 22 tetor.
Ky është numri më i lartë ndonjëherë, katër vjet më parë kishte 966 persona, në 32 lista, shkruan Blick.
Sipas Peter Moser nga zyra e statistikave kantonale, kjo vjen pasi partitë, përveç listave kryesore, kanë edhe nënlista të specializuara.
Firmimi i nënlistave është bërë më i lehtë; partitë nuk duhet të gjejnë 400 mbështetës shtesë për këtë, përcjell albinfo.ch.
Përqindja e grave në të gjitha listat është 42.6%, që është praktikisht e pandryshuar në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Gjysma e të gjithë kandidatëve janë më të rinj se 45 vjeç, gjysma tjetër më të vjetër. Kandidati më i vjetër është 88 vjeç, dhjetë kandidatë janë 18 vjeç, shkruan Blick.
Për Parlamentin Nacioanl kandidojnë edhe tre politikanë me rrënjë shqiptare nga Kantoni i Cyrihut.
Afati i regjistrimit ka përfunduar të hënën dhe janë dorëzuar 44 lista. 43 janë të vlefshme, përcjell albinfo.ch.