Më shumë se 130 vatra zjarri të riaktivizuara nga goditjet e rrufeve vijojnë të përbëjnë rrezik në gjithë Kanadanë perëndimore, e cila është përfshirë nga një valë nxehtësie me temperatura rekord që kanë arritur deri në 49 gradë celsius.
Zyrtarët e shëndetit shprehen se vala e të nxehtit në javët e fundit ka qenë shkaktari kryesor i 719 jetëve të humbura.
Autoritetet bën me dije se do të dërgojnë aeroplanë ushtarakë për të ndihmuar që situata të vihet nën kontroll.
Me qindra banorë të rajonit Litton u detyruan të evakuohen nga banesat për shkak të rrezikut nga zjarri.