Vendet e shumta të punës dhe pagat më të mira po bëjnë që shumë të rinj t’ia msyjnë Kroacisë, shkruan Indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Vetëm dje 13 të rinj nga qyteti i Kamenicës, saktësisht nga lagjja e Malësisë, kanë zbarkuar në Kroaci.
Ajo që binte në sy ishte se disa policë bllokojnë për automjete hyrje-daljet e rrugës që çon tek ambasada, jo për shkaqe sigurie, por sepse rruga është e stërmbushur me njerëz dhe kalimi i veturave është i pamundur.