Artistja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Diskografia e saj është e pasur me këngë të shumta, ku shumica prej të cilave janë hite me miliona dëgjime në të gjitha platformat muzikore.
13 nga këngët e saj kanë tejkaluar shifrën prej 100 milionë dëgjimesh, në atë që njihet si platforma më e madhe muzikore në botë, “Spotify”.
Lista kryesohet nga kënga “Lonely together”, që ka mbi 549 milionë dëgjime dhe ndiqet nga “Your Song” me 520 milionë dhe “Anywhere” me 450 milionë. /Albinfo.ch
