Hetuesit zviceranë janë duke zhvilluar hetime për më shumë se 120 transaksione të dyshimta në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), raporton AFP, përcjell albinfo.ch.
Hetimi është një vazhdim i skandalit të korrupsionit, për të cilën kryetarët e FIFA dhe UEFA ishin suspenduar për 90 ditë. Në vitin 2011, FIFA kishte paguar dy milionë dollarë Mishel Platinin, në kohën kur ai ishte këshilltar i Sepp Blatterit, ndërkohë thuhet të mos ketë asnjë dokument të pagesës.
Gjithashtu Prokuroria e Zvicrës po heton Blatterin për shkak të skandaleve të korrupsionit në FIFA.