Një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri është “The Voice of Albania”. Ky shou i mundëson fëmijëve që të dëshmojnë aftësitë e tyre, duke u hapur rrugën drejt të ardhmes.
Një vajzë që ka impresionuar është Danjela, e cila është 12 vjeçare dhe jeton në Kukës të Shqipërisë.
Ajo jeton në kushte jo të mira me prindërit, motrat dhe vëllain e saj të vogël, ndërsa ka pasion muzikën.
Përveç e talentuar ajo kujdeset edhe për punët e shtëpisë, ndërsa tregon se ndihmon prindërit në punët e shtëpisë dhe ruan dhitë, shkruan “LajmeKs.co”.
Danjela e veshur në një fustan të thjeshtë bashkë me familjen e saj u nis për në “The Voice of Albania” për ta realizuar ëndrrën e saj, përcjell albinfo.ch. Ajo u paraqit me këngën “Me Ty” të Elvana Gjatës. Zëri i saj bëri që të gjithë anëtarët e jurisë të kthehen për të.