Babai i një 12-vjeçari që ka shënuar tre gola në dy ndeshje U-16 për Gjermaninë ka refuzuar dyshimet se mosha e djalit të tij është e rreme.
I linduri në Kamerun, Youssoufa Moukoko, debutoi me gol ndaj Austrisë të hënën, ndërsa shënoi edhe dy të tjera në fitoren e së mërkurës 2 me 1.
Ai ka shënuar 13 gola në pesë ndeshje për Borussia Dortmundin U-17.
“Menjëherë pas lindjes, e regjistrova në ambasadën gjermane në Yaounde”, ka thënë babai i tij Joseph. “Kemi certifikatë të lindjes gjermane”.
Sipas certifikatës së lindjes, Moukok u lind më 20 nëntor, 2014.
Ka pasur shumë diskutime së fundmi lidhur me moshën e talentit, por Federata e Futbollit në Gjermani ka thënë se gjithçka me dokumentet është në rregull.
“DFB tashmë ka pasur disa diskutime intensive me Dortmundin. Nuk ka dyshime për korrektësinë në moshën e futbollistit”, thuhet në njoftim të federatës.
Sipas rregullave të DFB-së, Moukoko nuk ka të drejtë të luajë në Bundesligë deri në moshën 17-vjeçare.