Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur sot se pas bastisjes së disa lokacioneve kanë arrestuar 12 persona dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro.
Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan, transmeton albinfo.ch.
Pas aksionit të sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë sekuestruar dy çanta me para në shtëpitë e të dyshuarve.