Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me koronavirus.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë kryer 477 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 148.