Dymbëdhjetë persona të infektuar kishin ardhur nga Kosova, dhjetë nga Serbia, shtatë nga Bosnja, nga pesë, prej Rumanisë dhe Kroacisë, dy nga Maqedonia e Veriut dhe nga një i infektuar nga: Turqia, Franca, Gjermania, Mali i Zi, Afganistani dhe Italia, kështu kanë njoftuar autoritet e Landit të Austrisë së Epërme të dielën pasdite.
Shumica e të infektuarve u testuan pozitivë për Covid-19 në Perg dhe Mauthausen . Pjesa më e madhe e të infektuarve ishin për pushime në Ballkanin Perëndimore dhe teksa janë kthyer në Austri, kanë rezultuar të sëmurë, me Covid 19, raporton heute.at përcjell Albinfo Austria.
Kryetari i Bashkisë së Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer ka kërkuar më shumë kontrolle kufitare duke pas parasysh pushimet që sapo kanë filluar dhe lëvizjet e shtuara të udhëtimit.