Qyteti historik i Luzernit duhej të merrej me një fluks të turistëve kinezë dje, por të gjithë u përgatitën.
Grupi prej 4,000 turistëve ishte vala e parë prej 12,000 që do të vizitojnë vendin. Kompania kozmetike Jeunesse Global po paguan për stafin e tyre një pushim europian si shenjë falënderimi për punën e tyre, përcjell albinfo.ch.
Zyra turistike kishte gjithçka në dorë. Grupi, që udhëtonte në 95 autobusa, u nda për udhëtime të ndryshme. Disa shkuan në liqen, të tjerë në Lion Monument dhe Urën e Chapel.
Popullata lokale ishte paralajmëruar.
Si një shenjë e planifikimit paraprak, ‘Dëshmitarët e Jehovait’ kishin gati përkthime kineze të publikimeve të tyre.