Kreu i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Ralph Hamers, ka fituar 12.6 milionë franga vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Kjo është rreth 1.1 milion më shumë se një vit më parë, kur ai pati fituar “vetëm” 11.5 milionë franga.
Këto shifra dalin nga raporti vjetor i bankës UBS.
Pagat e të gjithë menaxhmentit të UBS, nga ana tjetër, kanë pasur një rënie të lehtë, në rreth 107 milionë franga.
Paraardhësi i Hamer në këtë post, Sergio Ermotti, kishte marrë 13.3 milionë franga për vitin 2020 dhe 12.5 milionë për vitin 2019, shkruan srf.ch.
Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Colm Kelleher, ka fituar në vitin 2022 4.8 milionë franga zvicerane.
Banka më e madhe zvicerane ka gjeneruar 7.6 miliardë dollarë amerikanë (+2 për qind) vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Pas “pastrimit” të efekteve të jashtme rezulton se megjithatë fitimi ishte për një të pestën më i vogël.