Është shtuar dukshëm numri i të prekurve me tumor në zonën e Dukagjinit në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Statistikat tregojnë që në Spitalin e Pejës vetëm në katër muajt e parë të këtij viti ka pasur 119 raste me tumor prej tyre 59 femra dhe 60 meshkuj.
Sa i përket moshës prej 18-34 vjeç janë 10 raste, prej moshës 35 deri 44 vjeçar janë 27 raste, 45-55 vjeç janë 28 raste, 55-64 vjeç janë 19 raste ndërsa mbi 65 vjeç 38 raste.
Drejtuesit e këtij spitali thonë se edhe në muajin prill ka vazhduar me intensitet të shtuar trajtimin pacientëve me këtë sëmundje.