Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha të Evropës, shkruan albinfo.ch.
Në garë për të janë shumë skuadra të njohura si Interi dhe Juventusi. “Zonja e Vjetër” dëshiron që ta kthejë në Serie A, mbrojtësin shqiptar, por edhe Inter është vënë pas tij.
Për kampionin e Botës në fuqi, kanë shfaqur interes edhe Bayerni i Munihut, Barcelona, Tottenhemi dhe Atletico e Madridit.